Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Shtëpia E Bardhë: Të Dhënat Mbi Punësimin Inkurajuese Për Rimëkëmbjen Ekonomike
English

Ekon - Shtëpia E Bardhë: Të Dhënat Mbi Punësimin Inkurajuese Për Rimëkëmbjen Ekonomike

UASHINGTON, 4 qershor /ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë deklaroi sot se shifrat e punësimit, të publikuara sot, shfaqin ''shenja inkurajuese" për një vazhdim të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, pavarësisht reagimit negativ të bursave. "Ulja e normës së papunësisë dhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat janë dukshëm disa shenja inkurajuese për vazhdimin e rimëkëmbjes", deklaroi Christina Romer, kryekëshilltarja e presidentit amerikan, Barack Obama për Çështjet Ekonomike, duke vënë theksin mbi nevojë për "vigjilencë". Ekonomia amerikane ka krijuar rreth 431 mijë vende pune shtesë se ato që ka humbur gjatë muajit maj, por analistët prisnin një shifër lehtësisht më të përmirësuar se kjo, duke u shprehur se duhet të ishin krijuar rreth gjysmë milioni vende të reja pune./ /i.p/
KOMENTE