English

Gaza - Blair E Vlerëson Kundërproduktive Bllokadën Izraelite

LONDËR, 4 qershor /ATSH-AFP/ - Përfaqësuesi i Katërshes për Lindjen e Mesme, Tony Blair theksoi sot se bllokada e vendosur nga Izraeli në Rripin e Gazës është kundërproduktive, në një intervistë të publikuar pas sulmit izraelit kundër flotiljes ndërkombëtare. Ish-kryeministri britanik kërkoi vendosjen e një strategjie në Gaza që izolon ekstremistët dhe ndihmon njerëzit. Pak pas sulmit izraelit që shkaktoi nëntë të vdekur Blair u shpreh i tronditur dhe kërkoi një hetim të plotë për atë që kishte ndodhur. Izraeli u dënua nga të gjitha palët pas sulmit të përgjakshëm nga komandot izraelite kundër flotiljes humanitare./ /ec/ a.jor.
KOMENTE