Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali - Mafia 'Ekonomike' Përfiton Mbi 20 Miliardë Euro Në Vit
English

Itali - Mafia 'Ekonomike' Përfiton Mbi 20 Miliardë Euro Në Vit

ROMË, 4 qershor /ATSH-ANSA/ - Mafia italiane aktualisht përfiton rreth 20.5 miliardë euro në vit, nga krimet ndaj mjedisit të tilla si depozitimi në mënyrë të jashtëligjshme i mbetjeve të kimike, urbane dhe trafiku i kafshëve, deklaroi grupi ambientalist ''Legambiente''. ''Të ashtuquajturat krime të 'ekomafias' përbëjnë një kërcënim serioz për të ardhmen e vendit, me largimin e burimeve të çmuara financiare nga ekonomike ligjore," deklaroi Kreu i ''Legambiente'', Vittorio Cogliati Dezza, në publikimin e raportit vjetor. Heqja e mbetjeve të paligjshme u rrit me 33.4 për qind në periudhën kohore 2008-'09, thuhej në raport, me Kampanian, rajoni rreth Napolit, që po bëhet si ''dashi i kurbanit'' për krime të tilla. Kampania është territor bazë i 'Camorras', organizata e tretë mafioze më e madhe në Itali pas 'Cosa Nostra' në Sicili dhe 'Ndrangheta' në Kalabri./ /i.p/
KOMENTE