English

Juventus – Udineze, akord për Pepen

Torino, 4 Qershor NOA - Simone Pepe është blerja e parë e Juventusit për këtë sezon të ri të merkatos.

Mesfushori i Udinezes mund të themi se është plotësisht një lojtar i bardhë e zinjve dhe kjo pas një vendimi që u morr nga treshja më e re e kësaj skuadre, Agnelli-Marotta-Delneri.

Drejtuesit bardhë e zinj arritën një akord me klubin e Udinezes në shifrën e 12 milionë eurove plus dhënien hua të Ekdal dhe Imobile. Tashmë mungon vetëm firma e lojtarit, e cila pritet të vijë orët në vazhdim.

r.b/NOA

KOMENTE