English

Muzikë - Bob Dylan Në Koncert Në Maqedoni

SHKUP, 4 qershor /ATSH-MIA/ - Bob Dylan, kantautori i njohur amerikan, humanist dhe poet, sonte në "Metropolis arena" do të zhvillojë koncertin e tij të parë në Maqedoni. Dylan do të paraqitet me grupin e tij ku bëjnë pjesë kitarristët Stew Chimbel dhe Charley Sexton, basisti Tony Garner, bateristi George Resel dhe Dony Heron, i cili luan në shumë instrumenta. Vetë Dylan, këndon, luan në kitarrë elektrike, organo dhe fizarmonikë. Me performacsën e Dylanit do të paralajmërohet edhe edicioni i 50-të i festivalit të Verës së Ohrit. Dylan organizon mesatarisht 100 koncerte në vit. Ai njihet si shkrimtar dhe poet. Ka publikuar tetë libra me poezi dhe librin autobiografik "Kronika". Më 6 qershor Dylan do të jetë në një koncert në Beograd./ a.jor.
KOMENTE