English

Napolitano dekoron Tritan Shehun me urdhrin e lartë “Grande Ufficiale”

Romë, 4 Qershor, NOA – Presidenti i Italisë, Giorgo Napolitano, dekoron Tritan Shehun me urdhrin e lartë “Ordine della stella della soliedarieta italiana” me titullin “Grande Ufficiale”.

Me motivacionin për një aktivitet të dendur politik në fushën e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Itali, ai u vlerësua edhe për lidhjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me personalitete të shquara të fushave institucionale e akademike në vite si një personalitet i shquar me kontribut të veçantë në fushën politike dhe akademike.

Urdhri “Stella della soliedarieta’ italiana “përfshin tre klasa: E para është titulli Grand Ufficiale, e dyta Commentatore dhe klasi i tretë është ai i Cavalieres.

Karakteristike e urdhërit “Stella della soliedarieta italiana” është se jepet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme kërkesa e të cilit shqyrtohet në Këshillin e Ministrave.

n.e/NOA

KOMENTE