English

Pol Makartni në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Obama

Uashington, 4 Qershor, NOA –Pol Makartni, këngëtari i famshëm i grupit “Bitëlls”, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga vetë presidenti amerikan Barak Obama.

"Unë jam një tifoz i juaj”, tha ai gjatë bisedës me presidentin.

Në lidhje me fatkeqësinë e derdhjes së naftës në det, këngëtari u shpreh: "Unë nuk jam një politikan. Kjo është një fatkeqësi, një aksident, unë mendoj se shumica prej nesh mendojnë kështu".

Duke shtuar se “gjithsesi, duhet të përballemi me faktet dhe fajtorët përveç pranimit të faktit se kanë shkaktuar dëmin, duhet të angazhohen për ruajtjen e mëtejshme të mjedisit.

n.e/NOA

KOMENTE