English

Prifti prezanton strukturën e re të Ministrisë së Ekonomisë

Tiranë, 4 qershor, NOA – Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka ndryshuar strukturën e saj në funksion të një punë më efeçente. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti prezantoi sot strukturën e re përpara anëtarëve të kabinetit, drejtorëve të përgjithshëm dhe përgjegjësit e sektorit në ministri.

Prifti informoi mbi ndryshimet që do të sjellë kjo strukturë në funksionimin e punës në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ndryshime që synojnë t’i japin një hov të ri reformave që po ndërmerr dhe do të ndërmarrë në të ardhmen ky dikaster, njofton Zyra e Shtypit e Ministrisë së Ekonomisë.

Gjithashtu, ministri Prifti ka kërkuar nga stafi, drejtorët e përgjithshëm dhe përgjegjësit e sektorëve angazhim dhe devotshmëri në përmbushjen e detyrës, me qëllim që objektivat e synuara të përmbushen, si dhe i ka uruar suksese dhe punë të mbarë të gjithëve.

Ndryshimet në strukturën e ministrisë kanë të bëjnë me reformat në sektorë të ndryshëm, si atë energjetik dhe atë minerar. Ndërsa një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zhvillimit të biznesit.

m.xh/NOA

KOMENTE