Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shenim/ Kukes: Pajtimi I Gjaqeve, Nje Proces I Veshtire Qe Duhet Vazhduar
English

Shenim/ Kukes: Pajtimi I Gjaqeve, Nje Proces I Veshtire Qe Duhet Vazhduar

KUKES, 4 qershor/ATSH-R.Hoxha/. - Pajtimi i gjaqeve është vetëm fillimi i punës, kryesorja është parandalimi i këtij fenomeni. Në qarkun e Kukësit edhe pse fenomeni është në rënie, ai nuk është për t'u neglizhuar. Është kjo arsyeja që komisioni lokal i pajtimit të gjaqeve është vazhdimisht në aktivitet, ndërhyn vetë, por edhe me kërkesë të komunitetit. "Që nga krijimi i komisionit e deri tani kemi pajtuar 84 gjaqe si dhe kemi zgjidhur 127 konflikte të rënda mes familjesh, konflikte që mund të shkallëzoheshin në gjakderdhje", thotë Avdi Cena, një prej drejtuesve të këtij komisioni. Deri tani numri më i madh i pajtimeve është realizuar në Tropojë dhe në Kukës ku, siç tregojnë protagonistët e komisionit, ka patur mes tyre edhe ngjarje të vjetra, e thënë ndryshe, vrasje të viteve '80 që janë pajtuar. Kjo ka bërë që prej 3 vjetësh në rrethin e Tropojës nuk është regjistruar asnjë rast i ri gjakmarrjeje. "Për këtë vit kemi 4 kërkesa për pajtim gjaqesh në komunën Bytyc të rrethit të Tropojës, një në Has dhe dy në rrethin e Kukësit (në fshatrat Novosej e Shtiqën)", thotë Cena. Sipas tij, qëllimi i komisionit është që në bashkëpunim me pushtetin vendor e policinë, të arrijmë që në këtë qark të mos ndodhë asnjë vrasje a konflikt. Komisioni i pajtimit të gjaqeve në qarkun e Kukësit u krijua në vitin 1998, në kuadër të një lëvizje gjithëkombëtare të pajtimit dhe ka në përbërje të vet ka 24 persona, kryesisht pleq të njohur në këtë trevë. Ndërkohë, nga vetë këta pajtimtarë kërkohet më shumë interes edhe nga strukturat e shtetit. "Ndoshta nuk dimë të kërkojmë, por nuk kemi asnjë ndihmë nga të tjerët", thotë kryetari i kësaj shoqate për Kukësin, Avdi Cena. "Nuk kemi as mbështetje financiare, edhe pse terreni ku operojmë e na kërkohet ndihma është mjaft i thyer", shton ai. Ndërkohë, është rritur edhe interesi i policisë së shtetit për t'u marrë me këtë problem. Kështu, vetëm për periudhën janar - maj është arritur zgjidhja e pajtimi i mbi 350 konflikteve të ndryshme. Aktualisht, në qarkun e Kukësit janë të ngujuara 15 familje gjithsej, prej të cilave 11 në rrethin e Tropojës, 3 në rrethin e Hasit dhe një në rrethin e Kukësit. Pozitiv është fakti se edhe pse të rriturit qëndrojnë të ngujuar, asnjë prej fëmijëve nuk është i ngujuar e vijojnë normalisht shkollimin. Fëmijët e familjeve në hasmëri vijojnë shkollën dhe kullosin bagëtitë pa u ngacmuar dhe pa patur frikë. Kështu ndodh, psh, në Golaj të Hasit, në Bytyç të Tropojës etj. Plaku Cena tregon se ferishta (fëmijët) përjashtohen nga vrasja dhe izolimi. "Sipas kanunit që aplikohet në rrethet e verilndjes, ferishtja nuk preket", thotë Cena. Pavarësisht nga arritjet e deritanishme, kjo është një betejë e vazhdueshme që duhet fituar nga komuniteti. Dhe në këtë drejtim gjithnjë e më tepër po punohet me realizëm e në vazhdimësi. /a.ke/
KOMENTE