Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentët, Ndihma Për Fëmijët E Pavionit Të Onko-Hematologjisë
English

Studentët, Ndihma Për Fëmijët E Pavionit Të Onko-Hematologjisë

TIRANË, 4 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/.- Studentë të Universiteteve të ndryshme në Tiranë dhuruan sot medikamente të kemioterapisë dhe dhurata për pacientët e vegjël të pavionit të Onko-Hematologjisë në Spitalin Pediatrik, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Mbi 20 studentë të Shoqatës "Ardhmëria", me të ardhurat e tyre, mundësuan blerjen e medikamenteve të kemioterapisë për këta fëmijë, me një fond prej 100 mijë lekësh. Ndërkohë, stafi mjekësor i këtij pavioni ka bërë apel për dhurim vullnetar të gjakut për të ndihmuar këtë kategori të pacientëve. Gjithashtu, ata i drejtuan një apel komunitetit të biznesit për të qenë më afër këtyre pacientëve, me organizimin e festave dhe aktivitete të ndryshme. Drejtoria e QSUT-së ka përfunduar tenderimet për barnat e këtij viti dhe është në fazën e lidhjes së kontratave me firmat farmaceutike. Lista e medikamenteve spitalore, sipas drejtorisë së QSUT-së, "këtë vit është më e gjërë si gamë, me sasi me të mëdha në krahasim me vitet e tjera dhe në përmbajtje të listës ka ilaçe terciare në përshtatje me natyrën e shërbimit tonë spitalor"./s.s./
KOMENTE