Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viti i Nënë Terezës në Shqipëri
English

Viti i Nënë Terezës në Shqipëri

Tiranë, 4 qershor, NOA - Kanë nisur sot paradite aktivitetet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Axhenda parashikon kryesisht aktivitete protokollare që qeveria dhe institucionet e varësisë organizojnë "nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha".

Aktivitetet nisin sot, ora 09.00 në hollin Teatrin e Operës dhe Baletit, me ekspozitën "Nënë Tereza në shtypin shqiptar", "nën kujdesin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj. Në orën 10.00 nis Konferenca Përkujtimore "Nënë Tereza në 100-vjetorin e lindjes".Referohet tema nga Anton N. Berisha "Nënë Terezë: I desha njerëzit me dashurinë e hyjit".

Aktorët Tinka Kurti dhe Ema Andrea recitojnë vargje dhe citime nga Nënë Tereza. Prezantohet libri "Mendime të Nënë Terezës", një përmbledhje e thënieve nga Nënë Tereza.

Ky botim është bërë në prag të shpalljes së lumturimit të saj nga Ati i Shenjtë, papa Gjon Pali II, për të plotësuar një boshllëk përpara lexuesve shqiptarë për të cilët Nënë Tereza e Kalkutës është kthyer në simbol të krenarisë së kulturës dhe qytetarisë sonë kombëtare.

Kumtesa nga Mgr. Gjergji Frendo me temën: "Gëzim dhe buzëqeshje tek e Lumja Tereza" dhe Dr. Gëzim Alpion, i cili flet për Nënë Terezën, me temën “Një jetë në shërbim të njerëzimit”.

Dom Gjergj Meta referon për Kongregatën e "Misionareve të Dashurisë" në Shqipëri. Kurse për gjurmët e familjes mban fjalën, Kolec Çefa.

Dita e sotme do të mbyllet me këngë nga Kori "Pax Dei", nën drejtimin e Suzana Turkut.

Programi premton se do të ketë nga një aktivitet deri sa të vijë 26 gushti, dita e lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut. Kinema Imperial shfaq gjatë qershorit filma dokumentarë kushtuar Nënë Terezës.

Biblioteka Kombëtare organizon në korrik Ekspozitën e 12 shenjtorëve. Po në korrik është menduar në Teatrin Kombëtar një "Mbrëmje muzikore, letrare me prozë dhe poezi për Nënë Terezën”.

Gushti do të sjellë një ekspozitë kushtuar misionares shqiptare, një panair libri vetëm , një çmim për krijimtarinë më të mirë muzikore me emrin e saj, çmim për esenë më të mirë me emrin e saj, më 26 gusht shfaqje e dokumentarit të RAI-it në Sheshin "Nënë Tereza" mbi jetën e saj, botim i albumit me foto dhe lutje të Nënë Terezës nga fotografi Roland Tasho, promovim i botimit "Autorët botërorë për Nënë Terezën".

Në tetor, në prag të përvjetorit të Lumturimit të saj, organizohen: Kupa "Nënë Tereza", maratona e paqes që do të ndjekë itinerarin Prishtinë-Shkup-Podgoricë-Tiranë; vihet në skenë një dramë për Nënë Terezën, dhe i fundit, Festivali ndërkombëtar i koreve më 19 Tetor.

m.s/NOA

KOMENTE