Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Withers: Gjithëpërfshirje E Forcave Politike Ne Zbatim Te Ligjit Kunder Diskriminimit
English

Withers: Gjithëpërfshirje E Forcave Politike Ne Zbatim Te Ligjit Kunder Diskriminimit

T TIRANË, 4 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Ambasadori amerikan në Tiranë, John L. Withers II, apeloi sot për gjithpërfshirjen e aktorëve politikë, të pozitës dhe të opozitës, në zbatimin e ligjit kundër diskriminimit. Gjatë konferencës rajonale "Për mbrojtjen nga diskriminimi", organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në Hotel "Mondial", Ambasadori Withers përgëzoi Kuvendin për miratimin e ligjit kundër diskriminimit disa muaj më parë, si dhe Kryeministrin Sali Berisha, "si forca qendrore që ka shtyrë miratimin e këtij ligji". Por, sipas Withers, "nuk mjafton miratimi i një ligji në Kuvend nëse ai nuk zbatohet. Ajo që shndërron ligjin nga fjalë të shkruar, në realitet, që shndërron ligjin dhe i jep forcë atij, është gjithpërfshirja që mund të japë pozita dhe opozita në zbatimin e tij". "Pasja e ligjit është një hap i madh, por pa burime, pa vendosmërinë dhe pa fuqinë e institucioneve ligjore dhe sociale, ai thjesht do të shndërrohet në një ushtrim", tha Ambasadori amerikan. Në Shqipëri, sipas tij, ka forma diskriminimi, me të cilat jo vetëm duhet të përballemi, por dhe të sulmohen e të mund të mposhten. "Diskriminimi, me të cilin përballet komuniteti rom dhe minoritet e tjera në Shqipëri jo vetëm duhet adresuar, por është çështje që duhet luftuar. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore dhe është e drejta jonë bazë të jetojmë si të tillë", theksoi Withers. Një prej dispozitave pioniere në ligjin antidiskriminim ka qenë mbrojtja e të drejtave të personave me drejtim të ndryshim seksual, problem i madh ende në botë. "Ky është problem që jo vetëm duhet trajtuar, por edhe sulmuar", theksoi Ambasadori Withers. Ai u ndal në rastin e Klodian Çelës, pjesëmarrës në Big Brother 3, që doli haptas dhe pranoi se është homoseksual, ku në mbështetje të tij, doli dhe famija e tij. "Historia ka treguar që ky ka qenë hap i rëndësishëm në ndërmarrjen e të drejtave të homoseksualëve në Shqipëri", tha ambasadori amerikan, ndërsa shprehu shqetësimin për trysninë me të cilën po përballet familja e Klodian Çelës. "Shqetësimi im është se ligji nuk është mbështetur sa duhet nga forcat politike", tha Withers, ndërsa inkurajoi dhe shprehu mbështetjen për të vepruar, "në mënyrë që flamuri i diskriminimit të mos ngrihet më në Shqipëri"./n.m/
KOMENTE