Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zoran Thaler: Qeveria maqedonase të jetë më e përgjegjshme
English

Zoran Thaler: Qeveria maqedonase të jetë më e përgjegjshme

Shkup, 4 Qershor, NOA - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Zoran Thaler, thotë se mosgjetja e zgjidhjes për çështjen e emrit në negociatat me Maqedoninë ka bërë që në Bruksel të dyshohet se ndoshta integrimi i këtij vendi në BE dhe në NATO nuk është pikë e parë në agjendën e strukturave qeverisëse në Shkup.

Thaler tha se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është në krye të listës prioritare të BE-së ndaj Maqedonisë.

Z. Thaler, cili është komenti juaj për zvarritjen e gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi në negociatat shumëvjeçare maqedono-greke lidhur emrin e Maqedonisë?

Unë kam qenë para disa ditësh në Maqedoni, në Shkup, dhe kam folur për këtë, se tani para nesh ndodhet një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë, kur është fjala për integrimin europian të saj. Kjo, sepse po stërzgjatet ky pozicion-pat, kjo bllokadë, që gjatë këtyre pesë viteve po e pengon praktikisht Maqedoninë për të ecur përpara. Kam tërhequr vëmendjen për dyshimin e disave në Bruksel, disponimi im nuk është i tillë, se ndoshta integrimi në BE dhe në NATO edhe nuk është pikë e parë në agjendën e strukturave qeverisëse. Natyrisht, reagimet ndaj këtyre paralajmërimeve të mija, nuk ishin pozitive. Si raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian, mendoj se është në interes vital të Maqedonisë që të lëvizë nga pika e vdekur dhe të sigurojë sigurinë dhe prosperitetin e saj afatgjatë brenda NATO-s dhe BE-së. Dhe, që të arrihet ky objektiv, mendoj se në nivelin taktik duhet të ndryshojë qëndrimin e tanishëm relativisht pasiv të pritjes se kur do të ndryshojë diçka jashtë. Dua të them se duhet të jetë më aktive, që vetë Maqedonia të kërkojë nga faktorët ndërkombëtarë që të jenë më aktivë dhe që të mos i lihet gjithçka ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara Metju Nimic. Duhet të tregojë se çfarë do të ishte e pranueshme për të dhe konform kësaj të kërkojë një zgjidhje të ndershme kompromise. Në mungesë të kësaj, kanoset rreziku real që Maqedonia ngadalë të hiqet nga rendi i ditës, që të mos jetë në qendër të vëmendjes, kur është fjala për zgjerimin e BE-së. Kjo do të ishte e kobshme për Maqedoninë dhe qëndrueshmërinë e sigurinë e rajonit.

Zoti Thaler, partia shqiptare BDI, është pjesë e koalicionit qeverisës të drejtuar nga kryeministri Nikolla Gruevski. Nga radhët e saj është shfaqur pakënaqësi e hapur me tempin e zbatimit të reformave dhe zvarritjen e zgjidhjes së çështjes së emrit. Vëzhgues në Shkup nuk përjashtojnë mundësinë e braktisjes nga ana e saj të koalicionit qeverisës. Kjo gjithësesi do të ndikonte në rritjen e tensioneve ndëretnike, edhe ashtu të pranishme në këtë vend. Cili është mendimi juaj?

Po, mendoj se ekziston një rrezik që sa më shumë të zgjasë kjo paralizë aq më shumë humbet pjesa politikisht konstruktive e komunitetit shqiptar që bën pjesë në qeveri dhe në vend të tyre të përfitojnë më shumë politikisht elementët radikalë. Ky është një proces tepër i rrezikshëm për Maqedoninë. Kjo është një ndër rrethanat për të cilat duhet që edhe Greqia të ndjejë përgjegjësinë dhe ndikimin e saj në të. Këto ditë ne disa herë kemi ushtruar presion mbi Athinën, si nga Komisioni ashtu dhe Parlamenti Evropian, që të jetë e vetëdijshme për këto implikime të gjera të kësaj bllokade.

BBC: Flisni për presion mbi Athinën, a ka pasur presion edhe mbi qeverinë e kryeministrit Gruevski?

Absolutisht. Ajo qeveri madje mendon se është nën presion tepër të madh dhe ajo ankohet për këtë. Ky presion nuk ka për qëllim që atë ta nënshtrojë ose ta detyrojë të kapitullojë, sikurse komentojnë disa, por që të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë e vet historike, që të marrë përgjegjësinë dhe të kapërcejë Rubikonin.

Kjo do të thotë se qeveria maqedonase përfundimisht duhet të tregojë se çfarë është e pranueshme për të si kompromis për emrin dhe që për këtë të punojë aktivisht.

Megjithëse, sipas një ankete të bërë nga një e përditshme në Shkup, gjysma e të anketuarve maqedonas, mendon se duhet ndërprerë negociatat me Greqinë!

Po, por mendoj se kjo është gjysëm për gjysmë. Sa më kujtohet 51 për qind ishin në atë sondazh dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ai që ka më shumë informacione, ata që janë zgjedhur, ndonjëherë edhe duhet t'i prijnë opinionit publik. Politikanët nuk janë vetëm për atë që vetëm të lexojnë opinionin publik dhe mbi të të ndërtojnë politikën e tyre. Nuk dua të them se kjo nuk është e rëndësishme, por alternativa tjetër është që t'i jepet fund atij fiksioni të negociatave dhe të shkohet në variantin e pastër se nuk ka negociata, ama duhet qenë të vetëdijshëm për të gjitha konsekuencat.

Keni ndonjë mesazh konkret për autoritetet në Shkup?

Si gjithmonë, mesazhi im është të vazhdojnë reformat sepse ka pasur ngecje gjatë muajve të fundit, dhe duhet bërë publik një plan të qartë se çfarë është e pranueshme në këto negociatat me Greqinë fqinje dhe më pas për këtë zgjidhje të kërkohet mbështetje e plotë e faktorëve ndërkombëtarë. Alternativa tjetër është që të hiqet dorë nga kjo, por atëherë duhet marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë.

Shqiptarët në Maqedoni, përfshirë këtu edhe partinë politike që është në qeveri, nuk fshehin pakënaqësinë me zvarritjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit që, sikundër dihet, i dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001...

Po, kjo po shihet. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një ndër gurthemelet e qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të Maqedonisë dhe të gjithë ne shpresojmë se për këtë janë të vetëdijshëm edhe aktorët kryesorë. Prandaj, kjo marrëveshje dhe plotësimi i saj vazhdimisht është në krye të listës prioritare të BE-së ndaj Maqedonisë dhe për këtë duhet punuar më shumë dhe në mënyrë më të përgjegjshme.

BBC

KOMENTE