Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izrael - Anija Irlandeze Rachel Corrie Mbërrin Në Portin Ashdod
English

Izrael - Anija Irlandeze "Rachel Corrie" Mbërrin Në Portin Ashdod

ASHDOD, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Anija irlandeze e ndihmave "Rachel Corrie", e marrë nën kontroll nga marina izraelite ndërsa përpiqej të çante bllokadën e Gazës, mbërriti sot pasdite në hyrje të portit jugor izraelit Ahdod e shoqëruar nga anije izraelite, njoftoi një fotoreporter i AFP-së. Anija "Rachel Corrie", mbi të cilën lexohej mbishkrimi "Free Gaza" (Gaza e lirë", shoqërohej nga dy anije të vogla izraelite, konstatoi fotoreporteri. Ajo po zhvendoset shumë ngadalë. Pak pas mesditës (09:00 GMT), marina izraelite e ndaloi anijen e mallrave për ta vënë më tej nën kontroll pa dhunë. "Rachel Corrie", që transportonte 15 persona, me kombësi irlandeze dhe malajziane, si dhe një mijë tonë ndihma, sipas organizatorëve, fillimisht pritej të bënte pjesë në flotiljen humanitare ndërkombëtare të kontrolluar të hënën nga komando të marinës izraelite. /I.Pu.
KOMENTE