Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izrael - Manifestim Kundër Vazhdimit Të Pushtimit Të Territoreve Palestineze
English

Izrael - Manifestim Kundër Vazhdimit Të Pushtimit Të Territoreve Palestineze

TEL-AVIV, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Mijëra izraelitë, hebrenj dhe arabë manifestuan pasditen e sotme në Tel Aviv pas apelit të një organizate të majtë kundër vazhdimit të pushtimit të territoreve palestineze, me rastin e përvjetorit të 43-të të pushtimit të tyre në vitin 1967, njoftoi një reporter i AFP. Mbi 5 000 manifestues marshuan qetësisht në qendër të Tel Avivit, duke dënuar 'një qeveri e cila po e zvarrit dhe lodh Izraelin në vend që t'i drejtohet rrugës së paqes", duke aluduar mbi një sulm të komandove të marinës izraelite kundër një flotiljeje me ndihma humanitare që po përpiqej të shkelte bllokadën izraelite drejt Rripit të Gazës, ku humbën jetën nëntë persona. Drejtuesit e protestës bënë thirrje me këtë rast për heqjen e bllokadës nga Gaza dhe autorizimin e hyrjes në enklavë të anijeve ndërkombëtare me ndihma humanitare. Duke valëvitur flamuj izraelitë dhe palestinez, manifestuesit brohorisnin: "Izraeli, Palestina, dy shtete për dy popuj" dhe "e duam vendin tonë por na vjen turp nga qeveria që e drejton". Manifestimi, i autorizuar nga zyrtarët e policisë dhe nën vëzhgimin e forcave të rendit, u organizua nga një grup organizatash antipushtimit të së majtës dhe ekstremit të majtë, kryesisht 'Paqja'./ /i.p/
KOMENTE