Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mëhilli: Në krizë nuk është vendi, por Rama dhe bllokmenët e rinj
English

Mëhilli: Në krizë nuk është vendi, por Rama dhe bllokmenët e rinj

Tiranë, 5 qershor, NOA – Partia Demokratike ka sulmuar ashpër Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama duke e akuzuar atë dhe mbështetësit e tij si përfaqësues të ish-komunistëve.

“Partia Demokratike fton shqiptarët që trillimet e mashtrimet e Edvin Kristaq Krizës dhe grupit të bllokmenëve të rinj ta përçmojnë si një relikë të një të shkuare që s’kthehet më”, u shpreh në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

Duke u ndalur në deklaratat e Ramës për krizën politike në vend, Mëhilli u shpreh se nëse vendi do ishte në një situatë të tillë, ministrat e BE nuk do kishin hapur rrugën për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Edvin Kristaq Kriza apo Edvin 2K nisi turin e ri të krizës në të cilin nga mëngjesi deri në darkë krizën e tij të thellë shpirtërore dhe dramën e madhe psikologjike pasi nuk e shëroi dot me ndryshimin e statutit sipas të cilit Kryetari i Partisë nuk ikën kur humbet zgjedhjet përpiqet ta shndërrojë në krizë imagjinare për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare”, u shpreh Mëhilli duke ju referuat takimeve që ka nisur Kryetari i PS-së në bazën socialiste.

Mëhilli shtoi se në krizë nuk është vendi, por Kryetari i PS dhe “bllokmenët e rinj që s’dini ku të fshihni pasuritë e grabitura e plaçkituira duke shfrytëzuar barbarisht pushtetin që mbani”.

Mëhilli komentoi dhe vendimin e KE për heqjen e vizave duke e cilësuar atë si një vendim që e bëri të padobishme griven e urisë së PS. “Në krizë nuk është një vend për të cilin Komisioni Evropian vendos heqjen e vizave por në krizë është Edvin 2K dhe bllokmenët e rinj që për të bllokuar këtë proces u vendosën për 19 ditë rresht çadrat në bulevardin kryesor të Tiranës në një të ashtuquajtur grevë të braktisur nga shqiptarët dhe e gjithë bota dhe e mbështetur vetëm nga diktatori i fundit i shqiptarëve Ramiz Alia”, u shpreh Mëhilli.

m.xh/NOA

KOMENTE