English

Mjekësi - Kujtimet E Këqija Tashmë ''Fshihen'' Me Barna

SAN JUAN (Porto Riko), 5 qershor /ATSH-MIA/ - Shkencëtarët e Universitetit të Porto Rikos kanë bërë një zbulim të rëndësishëm, pasi arritën të testojnë me sukses te kaviet, ilaçin që shuan të gjitha shijet e këqija që mund të lënë zhgënjimet e së kaluarës. Sipas studimit të publikuar në revistën "Science", ilaçi antifrikë fshin efektet negative nga një frikë apo diçka që na ka bërë të hidhërohemi. Ilaçi në fjalë stimulon një zonë të trurit ku kultivohet kujtimi i një situate të dhimbshme në të kaluarën. Gjatë testimit te kaviet, shkencëtarët u kanë vendosur atyre dëgjimin e një zhurme të fortë, e shoqëruar nga një dridhje elektrike. Sa herë që dhimbja shfaqej, kafshët trembeshin. Eksperimenti vazhdoi me kontrollin që iu bë proteinës Bdnf që, kur u vendos nën kontroll, lejoi që minjtë të shfaqnin më shumë siguri./ a.jor.
KOMENTE