Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërron Jetë Aktorja Esma Agolli
English

Ndërron Jetë Aktorja Esma Agolli

TIRANË, 5 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare, Esma Agolli, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 82 vjeçare. Esma Agolli është një nga aktoret më të njohura të teatrit dhe të kinematografisë shqiptare. Karrierën e saj e filloi në vitin 1948, duke interpretuar rreth 60 role. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 16:00 në një ambient familjar, duke plotësuar kështu dëshirën e vet aktores. Esma Agolli u lind më 1 korrik 1928 në Tiranë. Ajo ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi, por rolet që spikasin janë "Mysafiri" në vitin 1979, Zonja Neriman te filmi "Përtej mureve të gurta" në 1979, "Fëmijët e saj" në vitin 1957, etj. Esma Agolli mban titullin "Artiste e Merituar". /s.s./
KOMENTE