Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qipro - Papa Takohet Shkurtimisht Me Një Personalitet Mysliman
English

Qipro - Papa Takohet Shkurtimisht Me Një Personalitet Mysliman

NIKOZI, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Papa Benedikti XVI u takua sot pasdite shkurtimisht në Nikozi me një personalitet mysliman qipriot turk, sheikun Nazim Haqqani, një takim i paparashikuar në programin e vizitës së tij në Qipro, njoftoi zëdhënësi i Vatikanit, prifti Federico Lombardi. Lideri shpirtëror sufi, 89 vjeç, nga Larnaka, në jug, dhe me banim në Republikën turke të Qipros së Veriut, RTCN, e njohur vetëm nga Ankaraja, e priti ulur në një karrige Papën gjatë trajektores që ai përshkoi në zonën tampon mes dy komuniteteve qipriote, turke dhe greke, ku ai pritet të mbajë një meshë. Papa ndaloi procesionin për ta përshëndetur atë për pak minuta. "Më falni, por jam i moshuar", tha fetari. "Edhe unë jam i moshuar", u përgjigj Papa. Sheiku Nazim bëri të ditur se kishte dëgjuar të flitej për vizitën e Papës dhe se donte ta takonte atë, siç e ka takuar edhe Gjon Palin II gjatë një ceremonie ndërfetare, shtoi at Lombardi për shtypin. "Prisnim myftiun Jusuf Suicmez, kreun e myslimanëve qipriotë turq", bëri të ditur federico Lombardi, zëdhënës i Vatikanit, pa bërë komente të tjera. /I.Pu.
KOMENTE