English

Serbët do të kontrollojnë transportin ajror në Maqedoni

Shkup, 5 Qershor, NOA – Kompania e fluturimeve ajrore “MAT Airways” e formuar nga dy kompanitë serbe “Kon Tiki Travel” dhe “Metropolitan Investment”, gati ka siguruar lejen e fluturimeve nga Agjencia për Fluturime Civile, duke e renditur si një kompani me monopol dominues në hapësirën ajrore në Maqedoni, pas rënies së avio-transportuesit shtetëror MAT.

Fluturimi i parë kontrollues dhe inspektimi i avionit të kësaj kompanie do të bëhet së shpejti me fluturimin e parë në linjën Shkup-Beograd.

Nga Drejtoria e Fluturimeve Civile kanë theksuar se kjo kompani ka kaluar të gjitha fazat e verifikimeve dhe është në pritje të sigurimit të licencës zyrtare.

Darko Milaniç është një nga pronarët e “MAT Airwyas” dhe se ai po pret inspektoratin mbikëqyrës të Drejtorisë për Fluturime Civile, për tia verifikuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme, me qëllim të fillimit të fluturimeve në sezonin e pushimeve, njoftojnë burime zyrtare për INA.

Në shtator të vitit të kaluar MAT Airways është themeluar nga dy kompanitë serbe, të cilat kanë bërë të ditur se kanë investuar 5 milion euro në Maqedoni, me çrast një pjesë e investimeve është harxhuar për blerjen e avionit Boing 737- 500.

Në kuadër të kësaj kompanie në Shkup janë punësuar një staf prej 60 vetave.

NOA-INA

KOMENTE