English

Sherr për parakalimin me makinë, kërkon ta hedh në lumë

Prishtinë, 5 qershor, NOA - Mos dhënia e sinjalit për parakalim ka bërë që dy persona në Prishtinë, veç replikave të ashpra të sulmojnë njëri-tjetrin, por me makina dhe jo fizikisht.

Për pasojë një prej drejtuesve të mjetit e ka qëlluar makinën që kishte përpara duke synuar që ta hedhin në lumë atë. Ngjarja konfirmohet nga Policia e Kosovës, e cila jep dhe detaje mbi ngjarjen që për pak është kthyer në tragjedi.

Sipas policisë të dy drejtuesit e mjeteve kanë qenë me kombësi shqiptare dhe incidenti ka ndodhur për motive të dobëta.

Pasi nuk i ka lejuar parakalimin, qëllimisht drejtuesi i autoveturës tjetër e ka goditur nga pas makinën që kish përballë me qëllimin rrëzimin e saj në lumë.

“Viktima ka pësuar lëndime te renda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor ne Spitalin e Prishtinës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

m.xh/NOA

KOMENTE