Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Toçi: Shqipëria ka ngelur në klasë nga korrupsioni i lartë
English

Toçi: Shqipëria ka ngelur në klasë nga korrupsioni i lartë

Tiranë, 5 qershor, NOA – Raporti “Mbi rritjen e konkurrencës së sektorit privat në Shqipëri”, sipas Partisë Socialiste tregon se qeveria ka dështuar në betejën e saj për luftën ndaj korrupsionit.

Deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, u shpreh sot se vlerësimet e ndërkombëtareve kanë shprehur atë që Partia Socialiste pretendon prej kohësh, për abuzimet dhe dështimin e qeverisë.

“Një tjetër raport ndërkombëtar provoi dje, edhe njëherë se Shqipëria nën Sali Berishën është shumë larg standardeve. Jo vetëm larg standardeve të vendeve të Bashkimit Europian ku ne synojmë të integrohemi, por edhe tepër prapa vendeve të tjera të rajonit”, u shpreh Toçi .

Toçi u shpreh se korrupsioni është një ndër pengesat kryesore që i ndalon biznesmenët e huaj të investojnë në Shqipëri.

“Pavarësisht kuadrit rregullator, i kontestuar për cilësi të dobët, zbatimi i këtij kuadri në terren ndesh në një pengesë shumë të madhe. Raporti thotë se “interpretimi paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm i ligjeve tatimore e fiskale, ose zbatimi arbitrar i tyre, vendosin përpara të gjitha firmave një pengesë kohore”, u shpreh Toçi.

m.xh/NOA

KOMENTE