Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tregu I Banesave Në Tiranë, Çmimet Të Larta
English

Tregu I Banesave Në Tiranë, Çmimet Të Larta

TIRANE, 5 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/. - Nëse do të blesh një shtëpi në Tiranë me çmim të lirë këtë mos e kërko brenda të ashtuquajturës "Unaza e Vogël". Tregu i banesave në Shqipëri e veçanërisht ai i kryeqytetit dominohet nga kërkesa e lartë e për pasojë çmimet vijojnë të rriten larg kostos reale të tyre. Ekspertë të kompanive imobilare në Tiranë shprehen se rëniet e çmimeve vërehen shumë rrallë dhe ato lidhen vetëm me promocionet e kompanive të ndërtimit. "Në Shqipëri rritja e çmimit të banesave ka ardhur si rezultat i kërkesës së fortë që kanë pasur për banesa, pra nuk ka qënë një rritje artificiale, ajo që quhet 'fluska imobiliare' në Amerikë", thonë ekspertët e tregut imobilar. Sipas tyre, ka qënë një rritje organike e çmimit sepse ishte një kërkesë shumë e fortë për shkak të mungesës së banesave në vend. "Po të marrim Tiranën nga '93 deri në 2009 numri i banesave është rritur me më shumë se 50 %", shprehen ata. Hapja e tregut dhe zhvillimet politike globale, që e kanë përfshirë Shqipërinë, shihen nga kompanitë imobilare si një rritje e mëtejshme e kërkesës. Për pasojë, duke e parë tregun edhe të krahasuar me rajonin parashikohet që çmimet e banesave të vazhdojnë të rriten. "Një mesatare e banesave në Tiranë për metër katror është rreth 1200 euro/m2. Po t'i referohemi kryeqyteteve të vendeve të rajonit, çmimet variojnë nga 2-3 mijë euro, pra Shqipëria ka çmimet më të ulëta në rajon. Ky është një faktor tjetër që do të thotë që çmimet në Shqipëri kanë një tendencë të barazohen me çmimet e rajonit", theksuan ekspertët. Por ndërtuesit sjellin një tjetër argument për ecurinë në rritje të çmimit të banesave në Tiranë. "Problemet me lejet e ndërtimit në kryeqytet do të vijojnë të mbajnë të larta çmimet e apartamenteve edhe këtë vit. Çmimet e larta të shtëpive kanë qenë një ndër problemet kryesore të bllokimit të shitjes së apartamenteve", theksojnë ata. Ndërtuesit përjashtojnë mundësinë e uljes së çmimeve dhe argumenti kryesor është oferta e kufizuar për shkak të lejeve të cunguara për ndërtim në Tiranë. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, çmimet e larta të apartamenteve vijnë për shkak të ndertimeve të pakta që janë bërë, ku një problem është mungesa e lejeve të ndërtimit. Ndërsa jashtë Tiranës, ndërtuesit po tregohen më elastikë, duke shitur me çmime disi më të ulëta se më parë. "Në Durrës dhe në Vlorë ka ndërtues që kanë ulur çmimet", u shpreh Hebovija.. Ndonëse kërkesa për apartamente sa vjen e rritet Shoqata e Ndërtuesve konstaton rënie të shitjeve me rreth 50 për qind në harkun kohor të një viti. Hebovija thekson se çmimet e larta dhe mungesa e financimit janë arsyet kryesore të krizës së biznesit të ndërtimit. Ndërtuesit parashtrojnë edhe mungesën e kreditimit nga ana e bankave, të cilat nuk e favorizojnë më këtë biznes, apo interesat e lata të kredive që janë duke aplikuar bankat që prej tetorit të vitit 2008, të cilat mbajnë larg klientët për marrjen e kredive për blerjen e shtëpive. Por qytetarët ende mbajnë shpresa se do të ulen çmimet e banesave në kryeqytet, pasi nga të dy palët, qoftë nga ndërtuesit, qoftë nga bankat, është i qartë fakti se blerësit nuk kanë fuqi për të përballuar çmimet e kripura. Për këtë ata u bindën më së miri në sezonin veror të vitit të shkuar, pasi edhe ardhja e emigrantëve, të cilët përbëjnë rreth 70% të fuqisë blerëse në tregun e banesave, nuk solli një rritje të kërkesës, të paktën jo në masën që ata prisnin. Duke iu referuar të dhënave që ofrojnë agjencitë imobiliare, apo edhe sajtet e specializuara në tregun e informacionit të shitblerjeve, nuk flitet për ulje të pazarit në zonat e luksit në kryeqytet, si te ish-Blloku, apo zonat e Tiranës së Re. Megjithatë, ekzistojnë oferta me çmime të ulëta në periferi, si në zonën e Yzberishtit, Kasharit apo te Fresku, ku një metër katror shkon deri në 450 euro. Ndërkohë, çmimet në zonat e "nxehta" që janë në qendër, ish-Blloku, "Myslym Shyri", rruga e Kavajës, ajo e Durrësit, variojnë nga 1000 derin në 2000 euro/m2. Ndërsa çmimet më të ulëta i përkasin zonës së Farkës, Komunës së Dajtit, si dhe Kasharit, ku ofertat janë edhe për apartamente me 420 euro/m²./s.s./
KOMENTE