English

Britania E Madhe Do Të Akordojë 23 Milionë Euro Ndihmë Për Refugjatët Në Rripin E Gazës

LONDËR, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Britania e Madhe njoftoi sot se do të japë një ndihmë prej 23 milionë eurosh për refugjatët në Rripin e Gazës dhe bëri thirrje që Izraeli të heqë bllokadën. "Situata në Gaza nuk është as e pranueshme as jetësore'', deklaroi ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar, Andrew Mitchell duke theksuar se ndihma do të kontribuojë në financimin e shkollave dhe shërbimeve spitalore. Kjo shumë prej 23 milionë eurosh u akordua në kuadër të një plani ndihme prej 100 milionë eurosh në pesë vjet që u nënshkrua me agjencinë e OKB-së pr refugjatët palestinezënë 2006. "Ka një nevojë të menjëhershme për të pasur mundësi për të hyrë në Gaza dhe për të ndërhyrë në përmirësimin e situatës humanitare me qëllim për të mundësuar rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për tu dhënë mundësi të rinjve në Gaza për një të ardhme më të mirë", theksoi ministri britanik./ /ec/
KOMENTE