English

Cesar: Brazili është favorit për fitimin e Botërorit

Brazil, 6 Qershor NOA - Julio Cesar ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ekipet më të favorizuar për fitim e Kampionatit botëror Afrikë e jugut 2010.

Portieri brazilian është tepër optimist për sa i përket skuadrës së tij dhe ka pohuar se përfaqësuesja braziliane është skuadra favorite për fitimin e këtij titulli.

“Mendoj se Brazili është favoriti numër një për fitimin e botërorit pasi këtë e tregojnë dhe titujt e fituar. Megjithatë nuk duhen lënë prapa dhe shumë ekipe të tjera duke përmendur këtu Italinë, Francën dhe Argjentinën”, - deklaroi portieri i Interit.

Ai gjithashtu ka folur dhe në lidhje me protagonistët e këtij kampionati ku ndër të gjithë lojtarët ka veçuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

r.b/NOA

KOMENTE