English

Di Maria, në planet e Barcelonës

Spanjë, 6 Qershor 2010 NOA - Tashmë nuk është vetëm skuadra e Realit të Madridit e cila ndjek prej kohësh talentin argjentinas Angel Di Maria pasi së fundmi siç është bërë e ditur nga shtypi spanjoll në sulm për të siguruar shërbimet e lojtarit të Benfikës është hedhur dhe Barcelona.

Kështu flitet se drejtuesit e Barçës ka kërkuar nga ata të Benfikës çmimin e lojtarit dhe kjo pasi janë tepër të vendosur në këtë objektiv. Pasi të vihen në dijeni të kërkesës së tyre më pas ata do të fillojnë marrëveshjen e cila do të ketë si qëllim të sjellë argjentinasin në radhët e Barçës.

r.b/NOA

KOMENTE