English

Izraeli dëbon aktivistët e paqes nga Rripi i Gazës

Jerusalem, 6 qershor, NOA - Izraeli ka ruajtur bllokadën e Rripit të Gazës me ndërhyrje ushtarake.

Ushtarët e marinës izraelite uzurpuan tragetin "Rachel Corrie" që udhëtonte me flamurin irlandez dhe e kanë sjellë atë në portin izraelit Ashdod.

Aty ngarkesa do të kontrollohet dhe do të dërgohet më pas në Rripin e Gazës. Aktivistët e paqes në bordin e anijes, sipas të dhënave të ushtrisë, nuk bënë rezistencë.

Ata u sollën ndërkaq në aeroportin Ben Gurion nga ku ata do të duhet të largohen këtë të dielë nëpër vendet e tyre.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se qeveria e tij edhe në të ardhmen do ta mbajë bllokadën e rripit të Gazës. Presidenti i SHBA-së Barack Obama u shpreh të premten për një zbutje të bllokadës.

NOA/DV

KOMENTE