Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Joe Biden Viziton Egjiptin Për Biseidme Me Presidentin Moubarak
English

Joe Biden Viziton Egjiptin Për Biseidme Me Presidentin Moubarak

SHARM-EL-SHEIK, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden mbërriti sot në Egjipt, ku ai do të takohet me presidentin Hosni Moubarak, etapa e parë e turit të tij afrikan që do të vazhdojë në Kenia dhe Afrikën e Jugut. Biden do të takohet nesër m presidentin egjiptian. Zëvendëspresidenti amerikan fillimisht duhet ta vizitonte Egjiptin në mars, por vizita u anulua për shkak të shtrimi në spital të kreut të shtetit egjiptian. Dalja e tij ishte pas një sulmi të përgjakshëm më 31 maj të komandove të marinës izraelite kundër një flotiljeje ndërkombëtare që po përpiqej të shkelte bllokadën në Gaza. Sulmi, që shkaktoi të paktën nëntë të vdekur, rrezikon bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, mes izraelitëve dhe palestinezëve. Sot, ministri i Jashtëm egjiptian Ahmed Aboul Gheit deklaroi se Izraeli "duhet të ndjente turp për sulmin ndaj anijes turke që transportonte ndihma humanitare për Gazën", megjithëse theksoi se bisedimet e ndërmjetësuara, për përafrim, do të vazhdojnë./ /i.p/
KOMENTE