Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kulla më e pjerrët në botë? Nga sot është “Capital Gate” në Emirate e Bashkuara Arabe
English

Kulla më e pjerrët në botë? Nga sot është “Capital Gate” në Emirate e Bashkuara Arabe

Tiranë, 7 Qershor 2010 NOA - Gradacela “Capital Gate” në Abu Dhabi është pranuar si më e pjerrëta në botë nga Libri Gines duke privuar kështu Kullën e Pizës.

Ky është vendimi i gjyqtarëve të Rekordeve Botërore Gines (Guinness World Record) kanë njoftuar sot mediet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kulla “Capital Gate”, ende në ndërtim e sipër nga Abu Dhabi National Exhibitions Company (ADNEC), 160 metra e lartë me 35 kate, është pjesë e një kompleksi ekspozitë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas presidentit të ADNEC, Bin Tahnonn Al Nahyan, ajo ka një pjerrësi prej rreth 18 gradë në perëndim,gati pese here me e pjerret se ajo E Pizes. Deri në katin e dymbëdhjetë kulla qëndron vertikalisht, më pas përkulet.

Ekuilibri i gradaçelës garantohet nga një skelet i brendshëm i përbërë nga 15 000 metra kub beton të përforcuar me mbi dhjetë mijë ton çeliku.

Ndërtimi duhet të përfundojë brenda vitit dhe gradaçela e pjerrët do të ketë një hotel me pesë yje, përveç zyrave.

a.k/NOA

KOMENTE