Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Flotilje - Opren: Izraeli Nuk Pranon Asnjë Hetim Ndërkombëtar
English

Lindje E Mesme - Flotilje - Opren: Izraeli Nuk Pranon Asnjë Hetim Ndërkombëtar

UASHINGTON, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Izraeli refuzon të gjitha përpjekjet për zhvillim të një hetimi ndërkombëtar lidhur me sulmin ndaj një flotiljeje ndihmash humanitare që po shkonte drejt Gazës më 31 maj, deklaroi sot ambasadori izraelit në SHBA, Michael Oren. "Refuzojmë çdo ide për një hetim ndërkombëtar", deklaroi Oren për 'Fox News'. "Izraeli është një vend demokratik, Izrael ka aftësinë dhe të drejtën të zhvillojë një hetim të brendshëm, jo të jetë objekt hetimi nga një komision ndërkombëtar", deklaroi ai. Ai theksoi se nëse izraelite diskuton me presidentin amerikan, Barack Obama lidhur me "mënyrën në të cilët do të ishte më e përshtatshme zhvillim i një hetimi të brendshëm", Izraeli nuk ka asnjë plan të pranojë kërkesat e shumë vendeve për pranimin e një hetimi të pavarur lidhur me ngjarjen e 31 majit, ku humbën jetën 9 person, tetë turq dhe një turko-armen. Sulmi një irritim ndërkombëtar të përgjithshëm dhe ka tendosur ndjeshëm marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë, ndërkohë që Ankaraja ka tërhequr ambasadorin e saj nga Tel Avivi. Por Oren, megjithëse shprehu "trishtimin'' e Izraelit lidhur me përkeqësimin e marrëdhënieve me Turqinë, deklaroi se qeveria e tij nuk do t'i kërkojë ndjesë homologes turke./ /i.p/
KOMENTE