Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshimi I Rregullores/Këshilli I Mandateve Vijon Nesër Shqyrtimin E Amendamenteve
English

Ndryshimi I Rregullores/Këshilli I Mandateve Vijon Nesër Shqyrtimin E Amendamenteve

TIRANË, 6 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve pritet të vijojë të hënën debatin rreth ndryshimeve në rregulloren parlamentare të propozuara nga disa deputetë të maxhorancës. Këto ndryshime synojnë përmirësimin e veprimtarisë së Kuvendit në marrëdhënien e tij me dekretet e Presidentit të Republikës dhe dhënien e pëlqimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë e Kushtetuese. Mbledhja e nesërme e paralajmëruar më parë, pason ato të zhvilluara gjatë javës se fundit dhe që janë shoqëruar me debate, pas qëndrimeve kundërshtuese të opozitës për amendimet në fjalë. Ndryshimi i parë i rregullores konsiston në votimin e hapur të dekreteve të Presidentit, ndryshe nga mënyra si është bërë deri më sot, kur votimi i tyre është bërë me kuti ose i fshehtë me elektronikë. Votimi i hapur ka efekt dhe për transparencën e procesit, që publiku të njohë shprehjen e vullnetit politik të Kuvendit në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke. Amendamenti i dytë parashikon ndryshimin e afateve kohore të shqyrtimit dhe votimit të dekreteve në Kuvend nga tri javë që është aktualisht, në tetë javë. Ky ndryshim synon të mundësojë një seancë dëgjimore më të plotë dhe më cilësore me kandidatët për postet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, para se dekretet të përcillen në Kuvend. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë të emëruar nga Kryetari i Kuvendit, në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës parlamentare. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Kuvendit. Këshilli studion propozimet për ndryshimin e Rregullores, jep mendime për çështje të interpretimit të Rregullores, për konfliktet në lidhje me kompetencat ndërmjet komisioneve të Kuvendit, etj. /a.ke/
KOMENTE