Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 6 Qershor /ATSH/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e diel, në shtypin shqiptar: Gazeta "Shqip": BERISHA: JAP GARANCI. RAMA: BETEJA VIJON Kryeministri nga Berlini: Do të bëjmë çdo gjë. Por asgjë konkrete për kutitë. Kreu i opozitës nis turin e ri nga Korça, paralajmëron protesta. Negociatat, takim në mesjavë në Bruksel. I pakonfirmuar, niveli i përfaqësimit. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete: SHKB nis hetimin për konkursin e gradave Klinikat private, nesër nisin kontrollet Dritëro Agolli: T'i kthejmë borxhin Petro Markos Gazeta "Shekulli": LETRA, PRONARËT PËRPLASEN ME BE Letërkëmbimi i pronarëve të bregdetit me ambasadorin e KE-së. "Skema për interesat klanore të politikanëve dhe korrupsionit të pushtetarëve. Pronarët kundër ambasadorit Lohan: Mendimi juaj shkel parimet e demokracisë. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete: Energjia, pritet rritje e lartë e konsumit BERZH: Shumë biznese në Ballkan do falimentojnë "Gazeta Shqiptare" PS PËRGATIT ZGJEDHJET LOKALE, NDËRRON KRERËT Porosia e Edi Ramës: Procesi i zgjedhjeve të përfundojë brenda Qershorit. Rama në Korçë e Elbasan. Dialog ose protesta. Do vijmë shumë shpejt në pushtet. Reagon PD: Kreu i PS nisi turin e krizës. Berisha: Pranova propozimet e PS. Meta Fletët të digjen. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Shëndetësia kalon në "skaner" klinikat private Raporti i BE për vizat, policia mbledh lypsat nga rrugët Gazeta "Koha Jonë": BERISHA: DETYRIMI IM, T'I JAP SIGURI TË PLOTË OPOZITËS Kryeministri ishte dje folësi kryesor në panelin e darkës, të takimit të 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, në Berlin. Ndalet në ngërçin politik dhe thotë se "duhet të bëjmë çdo gjë që t'i japim sigurinë më të mirë opozitës". Thekson se "ky është detyrim moral dhe ne do ta bëjmë". Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Rama në Elbasan: Transparenca, askush të mos dyshojë në durimin tonë Meta: Vizat, PS të kontribuojë të paktën në fundin e procesit Vasili: Kontroll klinikave private dhe shtetërore, arsyet Gazeta "Panorama" LEGALIZIMET, NË FUND TË MUAJIT NDAHEN PARATË Kompensimi/ Rreth 2 mijë pronarë të trojeve të zëna nga ndërtimet pa leje do nisin të kompensohen në fund të muajit qershor. Kreu i Agjencisë së Kthimit të Pronave: "Pritet vetëm të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë". Pronarët do marrin këstin e parë prej 20 për qind të shumës së kompensimit. Drejtori i ALUIZNI-t, Shaban Memia: "Janë 10 milionë euro, e kemi të gjithë dokumentacionin gati". Pas 15 qershorit nis edhe procedura për rregullimin e pronësisë në 32 fshatra turistikë. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete: Meta e Prifti me fasonët: Ndihmë me kredi të buta Antimafia, 10 dosjet për sekuestrim të pasurive Rama ndërron sloganin, tur në bazë: Hap kutitë, liro vizat Gazeta "Rilindja Demokratike" RRITJE E KONSIDERUESHME E PAGAVE DHE PENSIONEVE Shqipëria, i vetmi vend në Europë që përgatitet të rrisë të ardhurat për buxhetorët. Një rritje të konsiderueshme të pagave pritet të kenë sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. Në qendër të rritjes së këtij viti do të jenë pagat e ulta. Rritje të konsiderueshme do të kenë pensionet në qytet dhe fshat. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete: Berisha në Berlin: Po punojmë për projektin e dytë madhor Deklarata e Financave: Ja si mashtron Rama /m.m/
KOMENTE