English

Rama nga Korça: Asnjë milimetër nuk zmbrapsemi nga transparenca

Korçë, 6 Qershor, NOA – Nuk do të zmbrapsemi asnjë milimetër, nga përpjekja jonë e plotë për të mbërritur transparencën e zgjedhjeve.

Këtë deklaratë lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama e lëshoi nga Korça, ku po zhvillon këtë të diel, turin e e ri të saponisur nëpër qytete me lajtmotivin “hap kutitë, liro vizat, çliro ekonominë”.

“Beteja e nisur për transparencën nuk ka përfunduar dhe do të vazhdojë me vendosmëri”, deklaroi kreu i Partisë Socialiste në tubimin me qytetarë të Korçës, ku shoqërohej nga deputetë të kësaj zone.

Ky moment, sipas Ramës, është një shans për të zgjidhur krizën në pritje që mazhoranca e Berishës të ofrojë kompromisin dhe dialogun e premtuar.

Kriza ekonomike që ka zhytur në varfëri pjesën më të madhe të shqiptarëve duke zbrazur xhepat e tyre, ishte një tjetër fakt në të cilin u ndal në këtë tubim kryesocialisti Rama, një krizë që ka rritur papunësinë në vend.

Një falënderim ka mbërritur në këtë takim edhe për ata qytetarë korçare që iu bashkuan grevës së urisë dhe protestave në Tiranë, me lajtmotiv transparencën.

mit/NOA
KOMENTE