Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Referendum - Përgjigje Pozitive Sllovene Për 'Arbitrazh' Të Kufirit Slloveni-Kroaci
English

Referendum - Përgjigje Pozitive Sllovene Për 'Arbitrazh' Të Kufirit Slloveni-Kroaci

LJUBLJANË, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Zgjedhësit sllovenë u shprehën sot përmes një referendumi rreth 52,71 për qind në favor të arritjes së një marrëveshjeje arbitrazhi ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së kufirit me Kroacinë, të zgjat prej më shumë se 20 vjet, sipas rezultateve paraprake, ndërkohë që numërim deri tani arrin në 41 për qind. Arritja e një përgjigjeje pozitive eliminon një pengesë të rëndësishme në rrugën për anëtarësim të shpejtë të Zagrebit në BE, sepse Sllovenia, vendi i parë pjesë e ish-Jugosllavisë komuniste që u anëtarësua në BE, në vitin 2004, ka kërkuar fillimisht zgjidhjen e konfliktit bregdetar para integrimit të Kroacisë, të cilën Zagrebi i pret në vitin 2012. Sipas shirfave të bëra publike nga Komisioni Elektoral, përgjigje pozitive kanë dhënë rreth 52.71 për qind e votuesve, ndërkohë që negativisht janë shprehur 47.29 për qind e tyre. Përqindja e pjesëmarrjes në votime besohet të ketë arritur mbi 40 për qind. Parlamentet e dy vendeve kanë miratuar tashmë alternativën për një arbitrazh ndërkombëtar, por, Ljubljana, nën presionin e opozitës konservatore, vendosi ta paraqiste çështjen përmes një referendumi./ /i.p/
KOMENTE