Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vigjilje e Botërorit 2010, panik në Johanesburg
English

Vigjilje e Botërorit 2010, panik në Johanesburg

Johanesburg, 6 Qershor NOA - Njëzet të plagosur, përfshirë këtu dhe një polic, ky është një bilanc i parë i incidenteve të ndodhura para fillimit të Botërorit, në Johanesburg, në fillim të miqësore midis Nigerisë dhe Koresë e Veriut.

Kanë qenë me qindra tifozë të cilët duke u përpjekur për të hyrë në ambientet e stadiumit janë shkelur nga turma të tjerë mbështetësish, duke krijuar një kaos të vërtetë në dyert e stadiumit.

Kështu autoritet morën masën e mbylljes së tyre dhe kur ato u rihapën sërish ishte një valë e dytë shtyrjesh, që përfshiu shumicën e tifozëve të ekipeve respektive.

Në këtë ngjarje rezultuan shumë të plagosur të cilët u transportuan menjëherë në spitalet e qytetit për të marrë mjekimet e duhura. Këto incidente patën ndikimin e tyre dhe në fushën e lojës ku ajo u pezullua për pesë minuta por, më pas vazhdoi rregullisht dhe ndeshja u fitua me rezultatin 3 me 1 nga Nigeria.

r.b/NOA

KOMENTE