English

Vritet një i ri dhe plagoset një tjetër në aksident të dyshuar, autori i vë zjarrin makinës dhe zhduket

Fier, 6 Qershor 2010 NOA – Një djalë i ri ka gjetur vdekjen dhe një bashkëmoshatar i tij është plagosur rëndë në rrugën ndërurbane Krutje-Fiershegan pranë fshatit Toshkes të rrethit Lushnje në një aksident të dyshuar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ndërkohë, një makinë e përfshirë në ngjarje, u gjet e braktisur dhe e djegur në Lushnje, kurse pronari i mjetit po kërkohet nga policia.

Në këtë ngjarje të veshur me mister për vetë dinamikën dhe precipitimin e saj të mëtejshëm, ka gjetur vdekjen 20 vjeçari Afrim N. banues në fshatin Toshkes, si dhe është plagosur 21 vjeçari L. A.

“Këta dy persona ishin duke udhëtuar me nje motoçikletë tip Honda, pa targa dhe janë përplasur me një automjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, - konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare policore në Fier.

Nga hetimet e kryera deri tani rezultoi se automjeti i përfshirë në këtë aksident të dyshuar është i markës BMV me targa AE 897 KP. Mjeti u gjet i braktisur dhe i djegur në tokat e lagjes “20 Tetori” ne një rruge dytësore pranë Rotondes së Savres të rrethit Lushnjë.

“Ky mjet i përket shtetasit Armand Krutja, 31 vjeç, banues ne Lushnje dhe ai u shpall ne kerkim policor”, - tha zyrtarisht Drejtoria e Policisë së Fierit.

Bëhet e ditur se materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje per vepren penale “Shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor” “Largim nga vend-ngjarja” e ”Veprime qe pengojne zbardhjen e te vertetes”.

e.b/r.n/NOA

KOMENTE