English

Afrikë e Jugut 2010, zbresin në pistë edhe yjet e Hollivudit, Theron, Berry, Hilton

Los Anxhelos, 7 Qershor, NOA – Jo vetëm të mëdhenjtë e futbollit Kaka’, Cristiano Ronaldo, Messi, do të pushtojnë zemrat e tifozëve në ditët e Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut, pasi edhe yjet e Hollivudit do të zbresin në kryeqendrën e momentit të futbollit botëror në një paradë të vërtetë për të përflakur zemrat e tifozëve, vetëm pas pak ditësh.

Bota afrikane është bërë gati për të pritur të mrekullueshmen e shtëpisë Charlize Theron, Halle Berry, të obsesionuarën pas fotografëve, Paris Hilton, Shakira e R. Kelly.

Trashëgimtarja bionde Paris Hilton pas pak ditësh do të ndjekë nga afër mesa përflitet pse jo dhe të flirtojë e pijë me ish dashurinë e saj, Cristiano Ronaldo, sigurisht duke qenë e kujdesshme pasi pritet të jetë aty edhe edhe flaka e re e idhullit portugez modelja ruse Irina Shayk, imazhi i Armanit.

Në shtëpinë e saj rikthehet për të luajtur një film bukuroshja me një sensualitet të gjallë Charlize Theron.

Ylli i Hollivudit, Halle Berry do të kthehet në Cape Town për xhirimet e filmit të ri “The Tide Dark”.

Gjatë finaleve të Kupës së Botës do të udhëtojnë për në afrikën e Jugut edhe aktorët Jennifer Hudson dhe Terrence Hoëard, që bëjnë pjesë në kastin e filmit dramatik “Winnie”, kushtuar Winnie Madikizela-Mandelës, gruas së ish-presidentit Nelson Mandela, njeriut simbol të luftës kundër aparteidit në shtetin afrikanojugor, ku do të zhvillohet për të parën herë kampionati Botëror i Fubollit.

Ceremonia e hapjes së kampionatit botëror do të jetë si gjithnjë një koncert madhështor ku do të interpretojnë artistë të famshëm të muzikës si Shakira dhe R Kelly, që do të performojnë edhe dy himnet zyrtarë të ngjarjes më të rëndësishme të futbollit.

Qendrat më të rëndësishme të Afrikës së Jugut, Johanesburg, Cape Toën, Transkei dhe Robben Island, do të jenë qytetet përkah do të drejtohen pas katër ditësh sytë e mbarë botës.

mit/NOA
KOMENTE