Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 7 Qershor 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 7 Qershor 2010

--------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- JERUSALEM/STAMBOLL/TEHERAN/DUBLIN - Katër palestinezë në bordin e një anijeje në afërsi të Gazës vriten nga ushtarë izraelitë, ndërkohë kur Izraeli po përpiqet të administrojë krizën me komunitetin ndërkombëtar që kërkon një hetim të pavarur për sulmin e përgjakshëm kundër një flotiljeje humanitare për Gazën më 31 maj. - Në Jerusalem, partia centriste Kadima i paraqet parlamentit një mocion mosbesimi kundër qeverisë së Benjamin Netanjahut. Debat në Knesset për procesin e vendimit që çoi në një sulm izraelit. Debat në komision në Kneset për vendimin që çoi në sulmin izraelit. - Në Stamboll, presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, takohet me liderët turq, përpara se të shkojë në Uashington ku pritet të takohet të mërkurën me presidentin amerikan Barak Obama. - Në Teheran, gjysmëhëna e kuqe iraniane njoftoi se do të dërgojë dy anije me ndihma humanitare për Gazën në fund të javës. - Në Dublin, kthehen pesë irlandezët, ndër të cilët irlandezoveriorja Mairead Maguire, fituese e çmimit Nobel për paqen në vitin 1976, të cilët ndodheshin në anijen "Rachel Corrie". Ata priten në aeroport në orën 10:20 dhe do të japin një konferencë shtypi në orën 14:00. LONDËR/NJU ORLINS/UASHINGTON - Kompania britanike e naftës BP njoftoi sot se ka shpenzuar 1,250 miliard dollarë në përpjekje për të penguar përhapjen e shtresës së naftës nga Gjiri i Meksikës, pa llogaritur 360 milion dollarët e premtuar për ndërtimin e ishujve artificialë përpara Luizianës. - Shtresa e naftës u zgjerua të dielën në 320 kilometra ndërkohë që BP-ja shprehet se po mbledh tashmë 10 000 fuçi naftë në ditë falë hinkës së vendosur në pus. TË TJERA -------------- TOKIO/LUKSEMBURG/LONDËR/NJU JORK - Situata e euros dhe e tregjeve financiare. Monedha evropiane ra sot në nivelin më të ulët që prej katër vjetëve në kuadrin e shqetësimeve lidhur me Hungarinë dhe shifrave zhgënjyese të punësimit në Shtetet e Bashkuara. - Në Luksemburg, mbledhje duke filluar nga ora 13:00 e ministrave evropianë të Financave të zonës euro, në orën 17:30, një mbledhje e "task force" (ministra të financave të BE-së, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore evropiane, BCE) për të analizuar forcimin dhe mbikëqyrjen ekonomike dhe buxhetore në Evropë. SHARM EL-SHEIKH (Egjipt) - Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden takohet me presidentin egjiptian Hosni Mubarak. Më tej ai shkon në Kenia përpara se të shkojë në Afrikën e Jugut ku do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të premten në hapje të Kupës së Botës në Futboll. LONDËR - Kryeministri britanik, David Cameron, takohet në orën 07:00 me presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy. BERLIN - Darkë pune mes presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe kancelares Angela Merkel në orën 17:00. Konferencë e përbashkët shtypi në orën 19:00. BERLIN - Dita e fundit e mbledhjes qeveritare gjatë të cilës pritet të vendoset lidhur me masat konkrete shtrëguese që do të merren për zvogëlimin e deficitit. Njoftimi në mesditë. SEUL - Ndjekje e tensionit në gadishullin korean, një ditë pas kërcënimeve të tjera të Phenianit i cili kërcënoi se do t'i japë "një ndëshkim të rëndë" Koresë së Jugut nëse ajo vazhdon fushatën e "shpifjeve" pasi i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me goditjen e një anijeje të saj të luftës nga Koreja e Veriut. /I.Pu.
KOMENTE