Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Hetim Parlamentar Për Masakrën E Tivarit
English

Berisha: Hetim Parlamentar Për Masakrën E Tivarit

TIRANË, 7 Qershor/ATSH, Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot, ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur masakrën e Tivarit, të cilën e konsideroi si ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur mbi këtë komb. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha akuzoi ish-presidentin, Ramiz Alia se po punon për të ricikluar diktaturën përmes aktivizimit të bllokmenëve të rinj në Partinë Socialiste. Ky genocid, sipas Kryeministrit Berisha, "u bashkëorganizua nga klika barbare e Tiranës dhe këta kriminelë shqiptarë që morën pjese në këtë masakër, duhet të marrin ndëshkimin e tyre, si një kusht i domosdoshëm që shpirtrat e të rënëve të prehen të qetë". "Diktatori Ramiz Alia, vetëm pak ditë më parë do deklaronte: ti gjejnë kosovarët se kush i bëri. Nuk mund ti lash duart xhelat, kaq lehtë ndaj këtij akti. Ndaj dhe parlamenti duhet të fillojë me vendosmëri ngritjen e komisionit hetimor parlamentar", tha Kryeministri Berisha. Ai kërkoi që të vendoset bashkëpunimi me të gjitha parlamentet e vendeve përreth dhe të mblidhet çdo fakt dhe çdo dëshmi, në mënyrë që t'i bëhet e qartë të gjithëve se çfarë loje luajti klika e Enver Hoxhës. "Ramiz Alia ka qenë në atë periudhë komisari i divizioneve që shkuan në Kosovë dhe sot boton libër për të na treguar se cilat ishin të mirat e komunizmit. Sot kemi një përpjekje mostruoze të mediave të kontrolluara prej tyre, për ti krijuar të gjitha hapësirat atij, që bota demokratike e ka cilësuar si 'Hitleri i shqiptarëve", tha Berisha. Ky genocid, sipas Kryeministrit, "është njëri prej të vërtetave më të zeza në historinë e Ballkanit". "Do të mbajnë të gjithë përgjegjësi për fshehjen që i bënë njërit prej krimeve më të rënda në historinë e kombit", tha Kryeministri Berisha. Masakra e Tivarit iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, (Mali i Zi) në vitin 1945./n.m/
KOMENTE