Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bërthamore - Ahmadinexhad Në Turqi Dhe Kinë Për Bisedime
English

Bërthamore - Ahmadinexhad Në Turqi Dhe Kinë Për Bisedime

TEHERAN, 7 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad do të zhvillojë kësaj jave një vizitë në Kinë ku do të bisedojë me autoritetet për çështjen bërthamore, njoftoi sot televizioni shtetëror iranian. Ahmadinexhad do ta vizitojë Kinën në kuadër të një udhëtimi katër ditor që do të nisë sot me një vizitë në Turqi. Në Ankara presidenti iranian do të marrë pjesë në një samit për sigurinë e vendeve të rajonit, por edhe çështja bërthamore do të jetë në qendër të bisedimeve me autoritetet turke. Muajin e kaluar Turqia, Brazili dhe Irani nënshkruan një deklaratë që e angazhon Republikën islamike të pranojë shkëmbimin e uraniumit të pasuruar me ndërkombëtarët. Më pas presidenti iranian do të vizitojë Taxhikistanin dhe në fund do të shkojë në Kinë. /e.v/
KOMENTE