Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Digjet Autobuzi Urban Pas Avarise, Asnje Udhetar I Demtuar
English

Durres: Digjet Autobuzi Urban Pas Avarise, Asnje Udhetar I Demtuar

AR DURRES, 7 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Autobuzi i linjës urbane Plepa- Durrës është përfshirë sot pasdite nga flakët, ndërsa fatmirësisht udhëtarët nuk kanë pësuar asnjë lëndim. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur për ATSH-në se autobuzi urban, që udhëtonte në drejtim të qytetit bregdetar, ka patur një avari në vendin e quajtur Bar Refugjati, vetëm 300 metra larg stacionit hekurudhor të Durrësit. Burimet thanë se mbi 35 udhëtarë kanë zbritur nga automjeti i udhëtimit publik vetëm pak sekonda para se ai të merrte flakë. Forcat zjarrfikëse, që kanë mbërritur menëjherë në vendngjarje, kanë mundur të shmangin përhapjen e flakëve. Ekspertët thanë se shkak i djeges së autobuzit mund të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik në sistemin e pjesës së pasme, ku ndodhet edhe motorri i automjetit. Hetimet vazhdojnë, përfunduan burimet. /a.ke/
KOMENTE