Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Kampionati I Futbollistëve Të Verbër, Fitues Ekipi I Lezhës
English

Durrës: Kampionati I Futbollistëve Të Verbër, Fitues Ekipi I Lezhës

DURRËS, 7 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Ekipi i Lezhës është shpallur mbrëmjen e kaluar kampion i turneut të futbollit, që u organizua në Durrës nga Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të verbërve dhe shoqata e "Të verbërve shqiptarë". Në tapetin e gjelbërt të kompleksit "Niko Dovana" të qytetit bregdetar u vunë në garë 6 skuadra përfaqësuese nga Elbasani, Lezha, Tepelena, Tirana, Shkodra dhe Vlora. Ndeshjet që zgjasin 60 minuta janë bazuar te një top me zile, i cili i orienton futbollistët e verbër për të kontrolluar sferën dhe për të provuar magjinë e lojës. Falë tingujve të fortë që dëgjohen nga topi sfera bëhet 'e dukshme' për futbollistët kurajozë, të cilët nuk i janë dorëzuar fatit, por përkundrazi kërkojnë mbështetje për ta përballuar atë si njerëz normalë. Në ndeshjen finale Lezha ka mundur Elbasanin falë një 11-metërshi të shënuar mjeshtërisht. Arjan Hysa, që mbajti shiritin e kapitenit të Elbasanit në këtë finale, është një avokat i njohur në qytetin e tij. Kur ishte tre vjeç ai humbi plotësisht shikimin nga një shpërthim i vatrës së zjarrit, teksa ngrohej mbi oxhak. Por avokati gjen forca të ngushëllojë shokët e tij për humbjen dhe me një sportivitet për t'u admiruar uron kundërshtarët nga Lezha për fitoren. Tashmë është 36 vjeç, por mosha dhe verbëria nuk e pengojnë aspak për të provuar emocionet e fushave të blerta. Sipas rregullores, lojtarët e këtij turneu ishin krejtësisht të verbër dhe vetëm portierët kanë verbëri të pjesëshme. /s.s./
KOMENTE