English

Dy gra denoncojnë burrat në polici: Na rrahin dhe kërcënojnë sistematikisht

Durrës, 7 Qershor, NOA – Ushtrim dhune fizike dhe psikologjike nën një keqtrajtim mes ofendimesh sistematike, ka qenë akuza e përbashkët e ngritur nga dy gra kundër burrave të tyre.

Lajmi konfirmohet prej këtyre dy të fundit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se ndaj tyre janë lëshuar urdhrat përkatës të mbrojtjes, masë kjo e aplikuar në rastet e kallëzimeve të mbërritura në komisariat për gratë e dhunuara.

Gruaja e parë që ka denoncuar burrin e saj mësohet se është një 49-vjeçare me inicialet E.M., lindur në Kavajë dhe banuese në lagjen 10 Durrës, e cila pretendon se bashkëshorti i saj, shtetasi I.M., i datëlindjes 15.05.1962, lindur ne Shkodër e banues ne lagjen 10 Durres, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike duke e keqtrajtuar, kërcënuar e ofenduar sistematikisht.

Rasti i dytë, ku gruaja ka denoncuar burrin, ka të bëjë me shtetasen B.Sh. 56 vjeç, lindur e banuese në lagjen nr. 8 në Durrës. Ajo pretendon se burri i saj, shtetasi me inicialet Q.Sh., 62 vjeç e ka keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur.

m.xh/NOA

KOMENTE