Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Gjermania Paraqet Një Buxhet Historikisht Të Ulët Për Vitin Fiskal 2011
English

Ekon - Gjermania Paraqet Një Buxhet Historikisht Të Ulët Për Vitin Fiskal 2011

BERLIN, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria gjermane shqyrtoi sot në vija të përgjithshme linjat e buxhetit për vitin fiskal 2011, që preket nga shkurtime të konsiderueshme, para miratimit të shumës prej mbi 11 miliardë eurosh, me qëllim reduktimin e defiçitit publik. "Situata është e vështirë dhe një sektor solid financash përbën masën më të mirë parandaluese të mundshme përballë krizave në të ardhmen'', deklaroi kancelarja Angela Merkel, në publikimin e linjave kryesore për buxhetin e vitit 2011. I përgatitur gjatë bisedimeve dyditore tepër të ngjeshura mes konservatorëve dhe liberalëve, të cilët kanë një aleancë nën drejtimin e qeverisë Merkel që nga vjeshta e kaluar, ky buxhet duhet të miratohet deri në fund të qershorit në Këshillin e Ministrave dhe në korrik nga parlementi. ''Të gjithë sektorët do të duhet të shtrëngojnë rripat, përveç arsimit dhe shkencës sepse janë dy sektorë bazë dhe burim rritjeje ekonomike në të ardhmen", theksoi Merkel./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE