English

Ekon - Hungari - Plani I Masave Të Qeverisë Do Të Publikohet Nesër

ROMË, 7 qershor /ATSH-ANSA/ - Do të publikohet nesër plani i masave ekonomike që është miratuar nga qeveria hungareze, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Gyorgy Matolcsy për televizionin TV2, cituar nga agjencia Bloomberg. Megjithatë ministri dha disa detaje të vogla. "Qeveria - shpjegoi ai - mund të nisë një plan radikal për reduktimin e taksave në harkun kohor të tre viteve dhe mund të vendosë një taksë të sheshtë për të ardhurat duke nisur nga viti 2011". "Në vitin 2010 deçifiti nuk do jetë më i madh se 3.8 për qind", theksoi ministri. Forinta, që pësoi rënie javën e kaluar, pësoi sot një rritje të lehtë ndaj euros me 0.4 për qind. /e.v/
KOMENTE