Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishe Teknike - Trajan Basesku Në Vizitë Zyrtare Në Shqipëri
English

Fishe Teknike - Trajan Basesku Në Vizitë Zyrtare Në Shqipëri

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ - Presidenti i Republikës së Rumanisë, Trajan Basesku do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare njëditore në Tiranë me ftesë të homologut të tij shqiptar, Bamir Topi. Më poshtë vijon një përmbledhje e shkurtër e aktivitetit kryesor politik të presidentit rumun: * Trajan Basesku u lind më 4 nëntor të vitit 1951 dhe është presidenti i pestë i Rumanisë. * Basescu përfundoi studimet e larta në Institutitn Naval të Konstancës, në vitin 1976 dhe mori gradën kapiten në Flotën Tregtare në Navrom, kompania detare shtetërore rumune. Në periudhën 1981-87 ai shërbeu si kapiten në Flotën Tregtare të Rumanisë. * Pas mbajtjes së detyrës së kryebashkiakut të Bukureshtit nga qershori i vitit 2000 deri në dhjetor të vitit 2004, ai u zgjodh president në vitin 2004, dhe mori zyrtarisht detyrën më 20 dhjetor të po atij viti, ndërkohë që u rizgjodh president për një mandat të dytë pesëvjeçar në vitin 2009. * Në 17 prill të vitit 2007, parlamenti rumun votoi pezullimin e Baseskut dhe nisi një referendum për shkarkimin e tij duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës. Megjithëse Gjykata Kushtetuese nuk zbuloi prova për shkelje, pranoi vendimin e Parlamentit dhe votimin e 20 prillit të vitit 2007 për pezullimin e Baseskut nga detyra, që zgjati deri në zhvillimin e një referendumi në 19 maj të po atij viti. Rezultatet e referendumit nuk e mbështetën shkarkimin nga detyra të presidentit, ku vetëm 24,75 për qind e kërkuar largimin e tij, ndërsa Basesku u mbështet nga 74,48 për qind e votuesve për të qëndruar në postin e presidentit. * Ai kandidoi për rizgjedhje në vitin 2009 dhe u shpall fitues me një diferencë të ngushtë me 50,33 për qind të votave, kundrejt 49,66 për qind të votave të marra nga sfidanti i tij socialdemokrat, Mircea Geoana. * Opozita kundërshtoi rezultatin dhe u angazhua për ta kundërshtuar në gjykatë, ku e akuzoi Komisionin Elektoral për mashtrim. Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë kërkesat dhe ligjëroi zgjedhjen e pas një rinumërimi të disa kutive votimi që rezultuan të pavlefshme. * Babai i Baseskut, Dumitru ishte ushtarak, mamaja e tij quhej Elena. Ai ka një vëlla të quajtur Mircea, ndërkohë që me bashkëshortjen, Maria, ka dy vajza, Ioana dhe Elena./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE