English

Greqi - Qeveria Vendos Ristrukturim Të Sektorit Të Funksioneve Publike

ATHINË, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria vendosi të regjistrojë të gjithë funksionarët dhe të krijojë një qendër pagese unike për postet e funksioneve publike në kuadër të "përmirësimit të funksionimit të shtetit", njoftoi sot përmes një deklarate Ministria greke e Financave. ''Regjistrimi që do të zhvillohet nga 12-23 korrik do të përfshijë të gjithë funksionarët e sektorit publik dhe të administratës lokale'', shtohej në deklaratë. ''Të dhënat e marra nga rrjeti informativ do të përditësohen me të dhënat e zyrave të sigurimeve shoqërore'', theksohej në tekst. Lidhur me krijimin e një qendre unike pagesash (EAP) për të gjithë sektorin, deklarata theksonte se ''shteti do të marrë për herë të parë një tablo të plotë të të ardhurave në sektorin publik (...) që do të mundësojë një kontroll më të mirë të shpenzimeve publike duke krijuar kështu kushtet, që në një fazë të dytë, të mund të krijohet një rrjet i vetëm pagash"./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE