Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ishëm: Në Plazhin E Shën Pjetrit, Duke Përgatitur Festën E Re Të Sezonit Turistik
English

Ishëm: Në Plazhin E Shën Pjetrit, Duke Përgatitur Festën E Re Të Sezonit Turistik

eportazh- ISHËM, 7 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në plazhin e gjiut detar të Lalzit po përgatiten për festën e hapjes së sezonit të ri turistik. Drejtuesit e komunës dhe prefekti i Qarkut të durrësit, Genc Alizoti, diskutojnë mbi veprimtaritë artistike dhe sportive që janë programuar për ditën e martë, ndërsa sfera e zjarrtë e diellit fshihet përtej kodrës nga ku nis Kepi i Rodonit. "Dita e sezonit turistik është një festë e panjohur për zonën e Ishmit, e cila deri para 20 vitesh ishte krejtësisht e mbyllur për vizitorët", thotë për ATSH-në kryetari i komunës, Gëzim Ylli, duke shtuar se ne duam ta kthejmë 8 qershorin në një festë të përvitshme, duke krijuar një traditë të re në këto anë. Mbrëmja po bie dhe gjallëria që ka lënë pas e diela e parë e qershorit ndjehet nga djemtë dhe vajzat që po pastrojnë plazhet private e po mbyllin ndenjëset prej druri. Pranë plazheve sapo janë instaluar kazanët e rinj të mbeturinave, ndërsa sipërfaqja e pluguar e rërës po merr rrezet e fundit të diellit që bie pjerrtazi. Sot këtu kanë qenë më shumë se 3 mijë automjete me pushues nga Tirana, Durrësi dhe nga qytete të tjera të vendit, tregon Gëzimi. Vjet kemi pritur mesatarisht 7 mijë pushues në ditë, por pritshmëria e këtij sezoni është më e lartë. Edhe kushtet do të jenë shumë më të mira, shton Gëzim Ylli. Plazhi i Shën Pjetrit, që identifikohet si gjiu i Lalzit, ka formën e një unaze të hapur, me një vijë bregdetare prej 5 km, që në veri ka si pikënisje pikërisht kodrën që merr më pas emrin e Kepit të Rodonit. Cilësitë kurative të brezit ranor prej 30-60 metra kombinohen me ajrin e pastër dhe të freskët të pyllit 50-vjeçar me pisha që shoqëron për shumë kilometra të gjithë hapësirën bregdetare, që po njihet vetëm tani nga pushuesit vendas dhe të huaj. Gjithçka ndodh vetëm 40 km larg Durrësit dhe Tiranës. "Rruga Maminas - Lalëz, 20 km e gjatë, i sjell në plazh të pasionuarit brenda 25 minutash", ndërhyn prefekti Genc Alizoti, nismëtari i festimeve që do të organizohen nesër. Ndërtimi i kësaj rruge me një financim prej 100 milionë lekë nga buxheti i shtetit përfundoi në qershor të vitit të kaluar dhe impakti i vitit të parë është shumë premtues, thotë Alizoti, duke shtuar se edhe plazhe të tjera që shtrihen më në jug po "zbulohen" falë investimeve në rrugët që i drejtohen detit. Plazhistët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia arrijnë lehtësisht në bregdetin e sektorit Rinia, në grykëderdhjen e Erzenit apo në Hamallaj dhe përveç investimeve të përfunduara me afro 150 milionë lekë në dy rrugë, dy të tjera që nisen nga Xhafzotaj dhe Bubqi drejt detit, me financim prej 5 milionë euro, do të jenë gati në fillim të vitit të ardhshëm, shprehet Alizoti. Komuna e Ishmit ndodhet në skajin verior të Qarkut të Durrësit dhe në anën veriore kufizohet me rrethin e Kurbinit. Bashkë me Kepin e Rodonit, një nga mrekullitë natyrore të bregdetit shqiptar, vija bregdetare e kësaj komune arrin në 25 km. "Gjithçka ka nisur të shfrytëzohet më së miri dhe duke synuar mbrojtjen dhe respektimin e mjedisit", thotë prefekti Alizoti. Fshati turistik "Lura" është një shembull pozitiv në këtë drejtim. "Në 12 ha mes gjelbërimit të pishave janë ndërtuar vila 1-2 katëshe me kapacitet të përgjithshëm 1000 shtretër", tregon Doda, administratori i këtij kompleksi ku pushuesit gjejnë gjithçka. Çadrat dhe ndënjëset e rehatshme janë renditur në rërën që ka filluar të vezullojë nga ndriçimi i hënës, ndërsa në lulishtet me kapacitet 340 dhe 500 vetë mund të vetshërbehesh apo të presësh kamarierët e shumtë, të gjithë djem e vajza banore të kësaj zone. Produktet bujqësore dhe blegtorale tani nuk marrin rrugën drejt qytetit, por konsumohen në baret dhe në restorantet e zonës, ndërsa mjafton dëshira e mirë dhe kualifikimi profesional për të punuar në bizneset që ndodhen "te dera e shtëpisë", thotë Doda. Banorët e Ishmit po kthehen në vendlindje, thotë Agroni, një nga gjashtë vëllezërit e njohur për punën e përbashkët në turizëm. Pasi kanë marrë lejen e komunës ata po ndërtojnë një kompleks mikpritës me tenda druri, rrethuar me gjelbërim dhe me një grup palmash, të parat që janë mbjellë në këtë zonë bregdetare. Në anën tjetër të rrugës "goja e stërmadhe" e një bunkeri nuk e fsheh dot veten. Deri në fundin e viteve 1990 kjo pjesë e bregdetit ishte krejt e izoluar dhe gjithçka ndodh tani për ata që janë zbardhur duket si një legjendë. "Këtu kam shërbyes si nënoficer dhe nuk do t'i harroj alarmet ushtarake të pafund për diversantët", ndërhyn Martini, i cili shtëpinë e tij e ka kthyer në një "bujtinë" mikpritjeje për turistët që duan të shijojnë edhe agroturizmin. Të huajt i pëlqejnë gjellët tona tradicionale dhe si aperitiv mjafton pamja që duket nga verandat e shtëpive në Draç apo në Bizë. Nuk do të harroj një profesoreshë italiane nga Ankona", thotë Martini. Ajo zgjohej herët dhe shikonte se si mileshin lopët, ndërsa më pas shëtiste në kodrat. "Ne të moshuarit vijmë këtu se duam të kujtojmë fëmijërinë tonë", më thoshte profesoresha, kurse të rinjtë duan të mësojnë se si janë rritur në fshat prindërit e tyre". Martini hedh sytë nga Kepi i Rodonit, ku ka mbetur vetëm ndriçimi opak i diellit që kush e di se ku është fshehur në brigjet përtej Adriatikut./s.s./
KOMENTE