English

Kapet kosovari, donte të kalonte kufirin përmes portit me letra false

Durrës, 7 Qershor, NOA – Forcat policore të Durrësit kanë kapur në flagrancë një kosovar i cili tentoi të kalojë portin e qytetit bregdetar duke përdorur dokumenta false.

Lajmi bëhet me dije prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është Elvis Sylaj, 99-vjeç, lindur në Istog të Kosovës.

Arrestimi i tij u bë për arsye se është kapur në flagrancë nga forcat policore duke tentuar të udhëtojë në mënyrë të paligjshme për në Itali, me tragetin Rigel të linjës Durrës-Bari, me një pasaportë sllovene në emër të tij e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentit të mësipërm, ndërsa materialet proceduriale për veprën penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE