English

Kontrabanda, konfiskohen 1.320 litra naftë e celularë

Prishtinë, 7 qershor, NOA – Mbi 1.320 litra naftë dhe disa celularë kontrabandë janë kapur nga forcat policore të Kosovës ditën e sotme.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dije se to janë konfiskuar gjatë një kontrolli rutinë në fshatin Lubozhdë të Istogut, ndërsa kanë ndalur një kamion Fiat 280, me ngjyrë të bardhë.

Ndërkaq, gjatë kontrollit u vunë re se në rimorkio ishin ngarkuar edhe celularë të fshehur nën një kanistër me mbulesë plastike.

Raportohet se drejtuesi i automjetit të lartpërmendur nuk ka poseduar asnjë dokument lidhur me sasinë e derivateve të naftës që i janë gjendur në flagrancë, të cilën ka qenë duke e transportuar nga një depo në komunën e Istogut.

Gjithashtu edhe automjeti me të cilin ka qenë duke e transportuar ilegalisht sasinë e naftës në fjalë ka qenë me afat të skaduar të regjistrimit.

n.e/NOA

KOMENTE